Preloader image

Zvogëlimi i Gjoksit tek Meshkujt

Termi gynecomastia vjen nga fjala greke “gynne” që do të thotë “gjinjë si tek gratë”. Gynecomastia është një rritje beninje e gjirit tek meshkujt si rezultat i hipertrofisë ose rritjes së parenkimës së gjëndrave të gjirit dhe dozes së akumuluar të yndyrës nënlëkurore. Gynecomastia ndonjëherë mund të manifestojë sekretim të sasive të vogla të qumështit ose një shkarkim të ngjashëm. Statistikisht, një nga tre burra që janë nën moshën 40 vjeçare vuan nga një shkallë e gjinekomastisë, dhe mbi moshën pesëdhjetë gati gjysma e burrave kanë gjinjtë e tyre të zgjeruar.

RRETH PROCEDURËS

A JAM UNË KANDIDAT?

SI TË PËRGATITENI?

GJATË PROCEDURËS

KOHA E RIKUPERIMIT

MASAT PARAPRAKE

Rreth procedurës

Gynecomastia mund të shkaktohet nga yndyra e tepërt ose indet e gjëndrave ose një kombinim i këtyre dy llojeve të indeve. Gjinekomastia nuk mund të parandalohet por ajo mund të korrigjohet me procedura korrigjuese të tilla si zvogëlimi i gjirit tek meshkujt, me liposuction ose mastektomia. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme në diagnozën e gjinekomastisë të bëhet një ekzaminim nga një specialist endokrinolog, në mënyrë që të shmanget një shkak tjetër serioz i përhapjes së indeve të gjirit.

A jam unë kandidat?

Pacientët e shëndetshëm me një pritje objektive të një rezultati pozitiv të procedurës, që kuptojnë avantazhet dhe disavantazhet janë kandidatë të mirë për t’u nënshtruar operacionit për zvogëlimin e gjirit tek meshkujt.

Si të përgatiteni?

Hapi i parë është një ekzaminim para operacionit i pacientit i cili zbulon këtë lloj gjinekomastie. Qasja ndaj secilit pacient është rreptësisht individuale. Merret në konsideratë anamneza e gjithë familjes, si dhe historia personale për të provuar izoloimin e shkaktarit të mundshëm të gjinekomastisë. Duhet të vini në intervistim dhe konsultë në Poliklinikën Anaderm, ku stafi ynë është i përgatitur të flasin me ju për shëndetin tuaj. Ju duhet të flisni për sëmundjet nga të cilat vuani, gjendjen aktuale të shëndetit, alergjitë ndaj ilaçeve, biopsitë e gjirit dhe ilaçet që merrni. Është e rëndësishme të siguroni një informacion të plotë.

Katër deri në gjashtë javë para procedurës është e domosdoshme të ndërpritet pirja e duhanit. Dy javë para operacionit ndaloni marrjen e aspirinave, shtojcave bimoe ose ndonjë shtesë tjetër, dhe ilaçe të caktuara që pengojnë formimin e inflamacionit, sepse përmbajtja e tyre mund të shkaktojë gjakderdhje të konsiderueshme.

12 deri në 24 orë para procedurës: sigurohuni që të përdorni sapun antibakterial dhe lërini shkumën për rreth 10 minuta të qendrojë në pjesën e trupit që do t’i nënshtrohet operacionit, në mbrëmje, një ditë para procedurës dhe në në mëngjes. Pastroni tërësisht zonën e gjirit dhe të nënsqetullave me sapun antibakterial.

Tetë orë para operacionit: Mos hani dhe as mos pini dhe hiqni të gjitha bizhuteritë.

Gjatë procedurës

Operacioni për zvogëlimin e gjirit tek meshkujt zgjatë dy deri në katër orë, pas së cilës pacienti vendoset në dhomën e shërimit deri në mëngjesin tjetër. Pas operacionit, pacienti do të merr qetësues të fortë intravenoz. Pacientët e ndjeshëm ndaj qetësuesve mund të kenë nauzë dhe është e nevojshme të njoftojn infermierin menjëherë kur zgjoheni nga anestezioni.

Në periferi të areolës bëhët një prerje dhe indi gjëndëror hiqet me operacion. Kur bëhet fjalë për gjëndrat me vëllim më të madh, yndyrë dhe lëkurë të tepërt nganjëherë prerja përreth areolës nuk është e mjaftueshme andaj kërkohet një zgjerim i prerjeve përtej kufijve të zonës periferolare të së djathtës, të majtës, të dy anëve apo zonën e poshtme. Rastet më pak komplekse me një mbizotërim të indit dhjamor mund të korrigjohen plotësisht me liposuction e cila është kryesisht zgjedhja e parë për trajtimin e gjinekomastisë.

Koha e rikuperimit

Në Poliklinikën Anaderm do të merrni udhëzime me shkrim në lidhje me marrjen e antibiotikëve nëse është e nevojshme, analgjezikëve dhe ilaçeve anti-inflamatore dhe datën e ekzaminimit. Javën e parë pas operacionit është e nevojshme të shmangni stërvitjet, notin dhe aktivitet tjera fizike intensive. Rekomandohet të bëni vetëm ushtrime të lehta. Vishni rroba të lehta sportive për të mbrojtur plagën. Enjtja zakonisht tërhiqet brenda 3-5 javëve. Pas 10-14 ditësh duhet të vini për ekzaminim dhe ne do të ju heqim qepjet. Pacientët që nuk janë nga Zagrebi u rekomandohet të qëndrojnë në qytet sepse është një operacion kompleks. Është e rëndësishme që mjeku të monitorojë shërimin tuaj.

Masat paraprake

Si çdo operacion tjetër, zvogëlimi i gjirit tek meshkujt shoqërohet me rreziqe dhe komplikime të caktuara, pavarësisht nga masat paraprake maksimale. Komplikimet e mundshme përfshijnë gjakderdhjen, infeksionin dhe shërimin më të gjatë të plages. Stafi profesional i Poliklinikës Anaderm merr çdo masë paraprake për të zvogëluar rreziqet e komplikimeve pas operacionit në minimum, por një përgjegjësi e madhe për rreziqet bie edhe tek pacienti.

Ju pelqen qfarë shihni? Filloni tani të na kontaktoni dhe të gjeni atë që ju nevojitet.