Operimi për zvogëlimin e gjirit ose mamoplastika e zvogëlimit është një procedurë operative që heq një sasi më të madhe të indeve në gji. Ky operacion bëhet për arsye estetike dhe funksionale. Një person me gjinj të mëdhenj shpesh vuan nga dhimbje në qafë dhe dhimbje shpine, ka vështirësi kur lëviz, nuk mund të merret me sport dhe ka inflamacion të lëkurës nën gji. Kjo gjithashtu ka ndikim në shtyllën kurrizore dhe shfaqjen e dhimbjes në qafë.
Në shumicën e rasteve, operacioni për zvogëlimin e gjirit bëhet për arsye shëndetësore. Gjinjtë peshojnë më shumë se 400 gram dhe mund të shkaktojnë dhimbje në qafë dhe shpinë, bëjnë presion në boshtin kurrizor dhe shkaktojnë osteoporozë. Pas konsultimit me mjekun, çdo pacient ekzaminohet me kujdes, matet gjoksi dhe jepet një vlerësim themelor. Gjatë operacionit për zvogëlimin e gjirit në Poliklinikën Anaderm ne përdorim një teknikë të quajtur zvogëlim vertikale të gjirit – mamoplastikë.
Pacientet e shëndetshëm me pritje objektive të rezultateve të procedurës, me një kuptim të avantazheve dhe disavantazheve janë kandidatë të mirë dhe të diciplinuar për operacionin e zvogëlimit të gjirit.
Duhet të vini në intervistë dhe konsultë në Poliklinikën Anaderm, ku stafi është i përgatitur të flasin për shëndetin tuaj. Ju duhet të flisni për sëmundjet nga të cilat vuani, gjendjen aktuale të shëndetit, alergjitë ndaj ilaçeve, biopsitë e gjirit dhe ilaçet që merrni. Është e rëndësishme të siguroni një informacion të plotë. Tregoni mjekut në klinikën Anaderm nëse planifikoni të kaloni në një dietë të ashpër, veçanërisht nëse vini re se gjinjtë tuaj janë zvogëluar nga dieta juaj. Ndoshta mjeku do t’ju rekomandojë që së pari të stabilizoni peshën, dhe më pas të vini në operacion. Mjeku do t’ju rekomandojë të bëni një mamografi themelore para operacionit, dhe ekzaminime të tjera të mamografisë një vit pas operacionit. Ekzaminimet e përshkruara më parë mund të zbulojnë çdo ndryshim të ardhshëm në inde. Pas zvogëlimit të gjirit ju ende do të ekzaminoni gjinjtë vetë. Operacioni për zvogëlimin e gjirit do të zvogëlojë mundësinë e kancerit të gjirit.
Gjashtë javë para procedurës është e domosdoshme të ndërpritet pirja e duhanit. Dy javë para operacionit ndaloni marrjen e aspirinave, shtojcave bimore apo ndonjë shtesë tjetër, dhe ilaçe të caktuara që pengojnë formimin e inflamacionit, sepse përmbajtja e tyre mund të shkaktojë gjakderdhje të konsiderueshme.
12 deri 24 orë para procedurës: sigurohuni që të përdorni sapun antibakterial dhe lëreni që shkuma të qëndrojë për rreth 10 minuta në pjesën e trupit që do t’i nënshtrohet operacionit, në mbrëmje një ditë par procedurës, dhe në mengjes. Pastroni tërësisht zonën e gjirit dhe të nënsqetullave me sapun antibakterial.
Tetë orë para operacionit: Mos hani dhe as mos pini, hiqni të gjitha bizhuteritë, hiqni llakun e thonjve në duar dhe këmbë.
Operimi për zvogëlimin e gjirit zgjat katër deri në gjashtë orë, pas së cilit do të ju transferojnë në dhomën e shërimit deri në mëngjesin tjetër. Ekziston mundësia e instalimit të tubave të vogjël për kullim në secilën anë të gjoksit për një natë, gjinjtë do të mbështillen me një fashë elastike.
Çdo procedurë kirurgjikale mbart rreziqe të caktuara, siç janë rreziqet e anestezionit, infeksionit, gjakderdhjes dhe ënjtjes. Këto komplikime ndodhin rrallë dhe zakonisht mund të shmangen. Poliklinika Anaderm posedonë aparate moderne anestezikë që zvogëlojnë në mënyrë të dukshme rrezikun nga operacioni. Mijëra gra çdo vit kryejnë me sukses procedurën e rritjes ose ngritjes së gjirit dhe janë shumë të kënaqura me rezultatet. Ekipi ynë ndërmerr të gjitha masat e mundshme në mënyrë që të zvogëlojë çdo rrezik në minimum. Sidoqoftë, shumë shpesh përgjegjësia për të shmangur rrezikun qëndron edhe tek ju. Gjatë konsultimit, Dr. Anaderm do t’ju shpjegojë në detaje për rreziqet e operacionit.
Komplikimet janë të rralla dhe reflektohen në thatësirë të përkohshme të syrit, asimetri të qepallave ose plagë të dukshme. Gjatë konsultimit, Dr. Anaderm do t’ju njohin me të gjitha ndërlikimet dhe masat paraprake.