Preloader image

VASER LIPO ULTRASOUND LIPOSUCTION

Çdo person ka depozita të vazhdueshme yndyre në pjesë të caktuara të trupit të saj/ tij nga të cilat ajo/ai duket se nuk mund të shpëtojë. Këto mund të shfaqen si krahë më të fortë, pulpa e këmbëve, kofshë më të trasha, barku ose mjekër të dyfishtë. Shpesh, pa marrë parasysh sa dieta provon, ose sa ushtrime të rregullta bën, këto depozita yndyrore nuk duket se do të zhdukën. Por, ka një zgjidhje. Ne mund t’ju prezantojmë VASER Lipo – teknologjia më e fundit në botën e liposuction, e cila është bërë standardi i artë për konturimin e trupit.

RRETH PROCEDURËS

A JAM UNË KANDIDAT?

GJATË PROCEDURËS

KOHA E RIKUPERIMIT

MASAT PARAPRAKE

Rreth procedurës

VASER Liposuction është një procedurë kirurgjikale, me anë të së cilës kirurgu heq depozitat e padëshiruara të indit dhjamor nga pjesë të caktuara të trupit, përfshirë qafën, krahët e sipërm, pjesën e sipërme dhe të poshtme të shpinës, barkun, kofshët dhe vithet, mollaqe, të gjitha me qëllim të konturimit të trupit. Procedura nuk është një zëvendësim për humbjen e peshës, është një metodë për të hequr depozitat e padëshiruara të indit dhjamor.

Përparësitë e liposuction janë:

  • Shërim i shpejtë i klientëve tanë
  • Reduktim i nevojës për qetësues kundër dhimbjeve
  • Reduktim i humbjes së gjakut
  • Reduktim i nevojës për trajtime të përsëritura
  • Rezultate të parashikueshme pa vështirësi
  • Shtrëngimi i lëkurës
  • Rritje e saktësisë
  • Lodhje fizike e reduktuar
  • Depozitat e yndyrës të përshtatshme për injektim në fytyrë ose trup

Shpesh, depozitat e yndyrës mund të transplantohen në një pjesë tjetër të trupit, të tilla si fytyra, gjoksi, ose mollaqe, ose të përdoren për të korrigjuar parregullsitë nga një liposuction e mëparshme. Depozitat e padëshiruara të yndyrës pastrohen dhe futen në shiringa të vogla për t’u injektuar në zonat e destinuara për transplant. Depozitat e yndyrës transplantohen më shpesh në fytyrë, duke mbushur kështu zonat me mungesë vëllimi ose rrudha të spikatura. Avantazhet e kësaj teknike të transplantimit qëndrojnë në natyrën e rezultateve, qëndrueshmërinë dhe dobinë e depozitave të yndyrës, të cilat janë të padëshiruara në disa zona të trupit dhe janë të nevojshme për konturimin dhe vëllimin në zona të tjera të trupit.

VASER Lipo mund të përdoret gjithashtu për trajtimin e abdomenit, vitheve, barkut, gjoksit tek meshkutj dhe femrat, duar, shpinë, mollaqe, kofshë, rrënjët e pulpit, kyçin e këmbës, me qëllim largimin e depozitave të tepërta të yndyrës dhe konturimin e trupit të saktë, si dhe trajtimin e mjekrs dhe qafës së dyfishtë.

Këto fotografi tregojnë gjendjen e vërtetë para dhe pas procedurës. Rezultatet e secilës procedurë i nënshtrohen individualitetit dhe ndryshueshmërisë normale të rezultateve kirurgjike. Si rrjedhim, Klinika Anaderm nuk mund të garantojë rezultate të njejta për secilin pacient individual.

A jam unë kandidat?

Kandidatët e mirë për VASER Lipo ultrasound liposuction janë njerëz me stil jetese aktive që punojnë rregullisht por nuk mund të humbasin depozitat e yndyrës në zona të caktuara. VASER Lipo është një procedurë që mund të largojë zonat problematike dhe të zbulojë konturet e lëmuara të trupit tuaj. Është e rëndësishme të theksohet se VASER Lipo nuk është një zgjidhje për humbjen e peshës sepse pesha mund të rikthehet pas operacionit. Qëllimi i kësaj procedure është heqja e depozitave të yndyrës tek njerëzit që janë fizikisht të aftë dhe të shëndetshëm.

Gjatë procedurës

Procedura kryhet me anestezion të përgjithshëm.

Procedura kryhet duke futur një sondë të hollë në indin yndyror me qëllim injektimin e tretësirës anestetike dhe adrenalin lokale të përgatitur posaçërisht dhe të holluar përmes një prereje prej 5 mm në lëkurë, e cila ka një efekt të dyfishtë – nga njëra anë tretësira “hollon” indin e dhjamit, dhe nga ana tjetër ai vepron si një medium përmes të cilit ultrazëri ekskluzivisht prek vetëm qelizat e dhjamit. Pas injektimit të një tretjeje të veçantë përmes prerjeve të njëjta, të krijuara tashmë në lëkurë, sonda ultrasonike futet në indin e dhjamit. Ndërsa sonda lëviz nëpër indin e njomur me anestezikë, energjia ultrasonike lëshohet nga maja e sondës ndërsa operatori butësisht e lëviz atë nëpër zonën e trupit të trajtuar. Për shkak të efektit të ultrazërit, energjia e tij transferohet në molekula uji në tretësirë, duke i stimuluar ato në lëvizje të frekuencës shumë të lartë, gjë që rezulton në shkatërrimin e drejtpërdrejtë të qelizave yndyrore dhe krijimin e një shtrese uniforme të të ashtuquajturës emulsion masiv. Pas emulsifikimit ultrasonik të dhjamit, një sondë tjetër (kanula) futet përmes të njëjtave prerje në lëkurë. Me këtë sondë, përmes një pompë vakumi, kirurgu “thith” yndyrën e tillë pa qenë e nevojshme për copëzim të ashpër mekanik të indit dhjamor.

Avantazhi i VASER Lipo ultrasound liposuction është edhe copëzimi (emulsifikimi) i qelizave yndyrore, ndërsa enët e gjakut, kapilarët, nervat dhe kolagjeni në inde mbesin të paprekura. Pikërisht për këtë arsye, traumat pas operacionit, dhimbja, fryrje dhe ndërlikime të tjera të mundshme zvogëlohen ndjeshëm në krahasim me liposuksionin klasik, mekanik, dhe tërheqja e lëkurës dhe rregullimi i saj në konturin e ri të muskujve është më e shpejtë dhe përmirësuar.

Koha e rikuperimit

Në krahasim me liposuction tradicionale, VASER Lipo kërkon më pak kohë rikuperimi. Kohëzgjatja e rikuperimit pas procedurës varet nga fushëveprimi i trajtimit. Shumica e njerëzve kërkojnë 7 ditë për t’u rikthyer në rutinën e përditshme. Gjatë periudhës fillestare pas operacionit mund të mos jeni në gjendje të vlerësoni konturin tuaj të ri, por rezultatet janë të dukshme menjëherë. Sidoqoftë, pas disa muajsh do të vini re dallime të dukshme – nëse barku juaj është më i hollë apo mollaqja në formë më të bukur – dhe do t’i pelqeni pjesët e trupit të cilat që nuk i keni pelqyer më pare..

Pas procedurës është e nevojshme të vishni rrobat past-operative për të parandaluar ënjtje të mundshme dhe për të ndihmuar lëkurën të ngjitet në shtresën e muskujve të formuar rishtas, tani të dukshme pa “jastëkun e dhjamit”.

Masat paraprake

VASER Lipo është një procedurë minimale invazive e aprovuar nga FDA. Shkakton trauma minimale por mund të mos shkatojë fare trauma të tilla të indit lidhës, nervave dhe enëve të gjakut. Si çdo procedurë kirurgjikale, VASER Lipo ka disa rreziqe, por teknologjia VASER redukton ndjeshëm ato rreziqe në krahasim me teknikat tradicionale të liposuction.

Rreziqet më të zakonshme janë ënjtja, fryrje dhe shqetësimi pas operacionit. Me kirurgët pa përvojë rreziqet janë më serioze. Injektimi i lëngut të tepërt mund të dëmtojë mushkëritë, dhe nëse sonda ultrasonike nuk përdoret siç duhet mund të ketë djegie. Rreziqet e lartpërmendura zvogëlohen shumë duke zgjedhur një kirurg të kualifikuar dhe me përvojë.

Ju pelqen qfarë shihni? Filloni tani të na kontaktoni dhe të gjeni atë që ju nevojitet.