Çfarë është PRP ?
PRP është një plazmë e përqendruar e gjakut duke përfshirë trombocitet, faktorët e rritjes, leukocitet dhe citokinat. Metoda e trajtimit PRP është përdorur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Largët për shumë vite në mënyra të ndryshme. Përdoret për indikacionet e shërimit të plagëve, rikuperimin e indeve të buta dhe humbjen e flokëve.
Për çfarë përdoret trajtimi i flokëve PRP?
Trajtimi PRP për flokët është një trajtim inovativ për humbjen e flokëve ose rrallimin e flokëve të shkaktuar nga alopecia androgjenike. PRP ndihmon në parandalimin e humbjes së flokëve dhe forcimin e flokëve të dobësuar. PRP përdoret gjithashtu në të gjitha transplantimet e flokëve që kryejmë në Klinikën Anaderm. Përdoret me qëllim të përmirësimit të rezultatit të transplantimit. Trajtimi PRP ndihmon procesin e shërimit pas operacionit, si dhe ndikon pozitivisht në rritjen dhe trashësinë e flokëve pas operacioneve të transplantimit të flokëve.
Si kryhet aplikimi PRP?
Aplikimet PRP kryhen në spital ose në Klinikë. Procesi fillon me mbledhjen e gjakut nga pacienti dhe vazhdon me centrifugimin e mostrës së gjakut në një centrifugë për të ndarë plazmën e pasur me trombocite nga përbërësit e tjerë të gjakut të plotë. Pastaj kjo plazmë e përqendruar injektohet në lëkurën e kokës së pacientit. Procesi i tërë zgjat gati 45 minuta.
Kush mund të marrë trajtimin PRP?
Burrat dhe gratë që kanë flokë të hollë janë kandidatë të mirë për terapinë me flokë PRP. Trajtimi duhet të përsëritet në disa seanca, sipas recetës së mjekut.
Si përdoret PRP në transplantimin e flokëve?
Spitali special ANADERM ka formuar qasjen e tij unike në operacionet e transplantimit të flokëve duke ndjekur metodat dhe teknologjitë më të fundit. Suksesi i arritur është shkas i përvojës që vjen nga një numër i madh i rezultateve të kënaqshme dhe pacientëve të lumtur. Teknika mikro FUE e mbështetur me PRP kryhet në të gjitha transplantimet e flokëve në spitalin Anaderm. Operacionet e transplantimit të flokëve të mbështetur me PRP mundësojnë që indet të shërohen shpejt. Bëjnë që gjëndrat e flokëve të mbeten në fazën aktive të rritjes për një kohë të gjatë dhe ndihmon përshtatjen e tyre në zonën e transplantuar pas operacionit. PRP stimulon shpejtësinë e rritjes së flokëve pas operacionit, pasi ajo ngërthen gjeneronmikro-kapilare të reja në zonën e transplantuar dhe nxit gjëndrat e flokëve të marrin oksigjen dhe ushqim në një periudhë të shkurtër.