Preloader image

Rreth Nesh

KUSH JEMI NE

 

Ne jemi të përqendruar në përsosmëri

 

Klinika Anaderm është Spital Special për Kirurgji Estetike. Tashmë kjo klinikë që është e specializuar eksluzivisht në kirurgjinë estetike ka dy qendra në Prishtinë. Njëra nga qendrat tona ndodhet në lagjen ‘Bregu i Diellit’, ndërsa qendra e dytë në lagjen ‘Veternik’ të kryeqytetit. Përvoja jonë prej hiç më pak se 15 vjetësh në fushën e trajtimit të dermatologjisë dhe estetikës, ka bërë që të jemi liderë të këtij lloji në vend. Klinika Anaderm udhëhiqet nga specialistja e dermatologjisë Dr Anita Muja, e cila pas vetes ka një staf profesionist të certifikuar ndërkombëtarisht. Rrugëtimi ynë profesional është bërë në bashkëpunim me klientët tanë, përkitazi me nevojat dhe kërkesat e tyre. Një numër i madh i vizitorëve në Anaderm kanë paraqitur kërkesat për shërbim specifik në fushën e kirurgjisë estetike. Prandaj dera e vetme në Republikën e Kosovës për trajtimin profesional estetik dhe atë të mbipeshës mbetet Anaderm. Për më shumë se një dekadë e gjysmë, Klinika Anaderm ka përzgjedhur me kujdes stafin profesional të saj, duke mbledhur disa nga kirurgët kryesorë në botë, secili prej tyre ekspert në fushën përkatëse.

Përzgjedhja e tyre është bërë me qëllim për të siguruar një gamë të plotë të procedurave të kirurgjisë kozmetike në klinikën tonë. Të gjitha operacionet tona kryhen në një vend, në objektin i cili ka një lokacion mjaft të përshtatshëm në kryeqytet, Prishtinë. Ne jemi shtëpi për specialistë në liposuction, shtim të gjirit dhe një gamë të gjerë të trajtimeve të fytyrës dhe trupit. Ne jemi gjithashtu pionierë në fushën e qelizave burimore dhe ofrojmë një grup të procedurave si ato minimale invazive të cilat na bëjnë të jemi në avantazh në treg, meqë të tillat janë të padisponueshme në çdo klinikë tjetër. Ciladoqofshin arsyet tuaja personale, Klinika Anaderm do t’ju ofrojë konsulencë, teknikat dhe lehtësirat për trajtimin që është i nevojshëm për ju. Ne besojmë dhe kemi treguar rezultate të shkëlqyera, dhe nivel të jashtëzakonshëm të shërbimit. Rezultatet tona janë të natyrshme dhe të qëndrueshme. Ato kanë treguar se në këto dimensione, mbetemi zgjedhja kryesore për trajtimet e kirurgjisë kozmetike në Republikën e Kosovës.

Ekspertëve që mund tu Besoni!

Cosmetic Dermatologist

DR. ANITA MUJA

Biografia

BIOGRAFIA Dr Anita Muja është specialiste e Dermatologjisë dhe Venerologjisë si dhe doktor Estetik. Dr Anita Muja ka një reputacion global sa i përket përsosmërisë në estetikën e fytyrës dhe trupit. E specializuar në Dermatologji dhe Estetikë në Itali, Holandë e Gjermani, dr Anita është eksperte në trajtimet që përfshijnë: Përtëritjen e fytyrës me injeksione fillers, botox e penj medicinal, laser dhe produkte të avantazheve. Rezultatet e punës së dr Anita Mujës në trajtimin e secilin pacient kanë treguar për një përsosmëri për shkak të përkushtimit maksimal për t’i dhënë fytyrës së secilit atë që ka ëndërruar gjithmonë ta ketë.

Përvoja e saj 16 vjeçare ka bërë që dr Anita Muja të shndërrohet në një profesioniste e kësaj fushe, më e kërkuara në vend. Ajo kërkon kohë për të kuptuar me të vërtetë nevojat dhe dëshirat e secilit pacient, duke analizuar jo vetëm strukturën e fytyrës dhe llojin e lëkurës së secilit individ, por gjithashtu vlerëson aftësitë e kombinimeve të trajtimit për të arritur rezultate natyrale që tejkalojnë pritjet. Është e pasionuar pas teknikave të reja dhe një ithtare e trendeve të fundit botërore që kanë të bëjnë më të bukurën dhe shëndetin. Një udhëheqëse e mendimit novator dhe me autoritet në estetikën e fytyrës, Dr Anita është një nga dermatologët dhe estetistët kryesor në Republikën e Kosovës.

Ajo është anëtare e shumë grupeve profesionale të fushës mjekësore dermatologjike dhe estetike me renome ndërkombëtare. Me një dinamizëm të jashtëzakonshëm dhe dashuri për punën që bën, dr Anitën e gjejmë në të gjitha konferencat ndërkombëtare nga mbarë globi, që për qëllim kanë aftësimin deri në perfeksion të të gjitha trendeve të fundit të estetikës dhe dermatologjisë.

“Unë përdor një repertor të madh zgjidhjesh për të arritur rezultate delikate, por domethënëse për pacientët e mi. Me vëmendje të përpiktë në detaje dhe duke përdorur teknikat më të fundit, më të avancuara në dermatologji dhe estetikën e trupit dhe fytyrës, unë krijoj plane trajtimi të menjëhershëm për secilin individ për të përmirësuar, dhe përtërirë pamjen e pacientit. Tri gjera me japin kënaqësi te papërshkrueshme: familja ime, profesionalizmi e përgjegjësia, dhe satisfaksioni me rezultate nga pacientët”, ka deklaruar Dr Anita Muja. Nga duart e kësaj profesionisteje, kanë kaluar shumë nga figurat publike të Republikës së Kosovës por edhe të rajonit, si artistë e individë të tjerë me angazhim publik që ju sot mund t’i keni model.