Korrigjimi i veshëve të zgjatur është ndër procedurat më të zakonshme në kirurgjinë estetike dhe korrigjuese. Deformimi i veshit përsa i përket zgjatjes është anomalia trashëgimore më e zakonshme në mesin e shumë anomalive në pjesën e jashtme të veshit. Kjo anomaly mund te verehet menjëherë pas lindjes, apo më vonë, sidomos gjatë pubertetit, duke krijuar pakënaqësi të thellë. Korrigjimi i deformimit të veshit, para se femija të regjistrohet në shkollë, e kursen atë nga trauma emocionale e shkaktuar nga fëmijët e tjerë duke e ngacmuar për shkak të veshëve që duken jashtë flokëve.
Korrigjimi i veshëve, i quajtur edhe Otoplastikë, zakonisht bëhet në fëmijëri, por kësaj procedure mund t’u nënshtrohet edhe njerëzit e të gjitha moshave te cilët shqetësohen nga veshët “lop”. Rritja dhe zhvillimi i veshëve përfundon në moshën 4 vjeçare dhe më pas mund të korrigjohen me anë të intervenimit kirurgjik. Në Poliklinikën Anaderm ne zakonisht korrigjojmë veshët tek fëmijët mbi moshën 6 vjeçare. Këshillohet që operacioni te kryhet para se femijet të fillojnë shkollën. Operacioni kryhet duke modeluar kërcin e veshit dhe duke ngjitur lobin e veshit afër koke. Procedura zgjat rreth 30 minuta deri në një orë. Mund të kryhet me anestezion lokal ose anestezion të plotë. Prerja është vështirë e dallueshme sepse ndodhet në pjesën midis veshit dhe kokës.
Këto fotografi tregojnë gjendjen e vërtetë para dhe pas procedurës. Rezultatet e secilës procedurë i nënshtrohen individualitetit dhe ndryshueshmërisë normale të rezultateve kirurgjike. Si rrjedhim, Klinika Anaderm nuk mund të garantojë rezultate të njejta për secilin pacient individual.
Gjatë ekzaminimit dhe intervistës, Anaderm do të shpjegojë në detaje mundësinë e korrigjimit të parregullsive në vesh, me intervenim kirurgjik duke sygjeruar metodën më të mirë të korrigjimit, do të shpjegojë komplikimet e mundshme dhe të ju informoj për të gjitha përgatitjet që duhet bërë para operacionit, cilat teste dhe teste laboratorike janë të nevojshme, çfarë të shmangni para operacionit dhe si të silleni pas intervenimit.
Korrigjimi i veshëve është një procedurë e suksesshme kozmetike që zgjidh përgjithmonë “laprat e veshëve”. Ekzistojnë disa metoda të zgjidhjes së këtij problemi dhe kryesisht në kërc, gjendja e të cilit duhet të korrigjohet, që bëhet me prerje pas veshit. Kartilazhi modelohet, teprica hiqet nëse është e nevojshme, lëkura e veshit zvogëlohet dhe fiksohet në pozicion normal. Ekzistojnë disa teknika kirurgjikale për opererim të veshëve të zgjatur. Pas ekzaminimit të buleave të veshit Anaderm do të përcaktojë me cilën teknikë do të modelohen veshët tuaj në një pozicion natyral.
Pas procedurës, një fashë e trashë do të mbështillet rreth kokës tuaj për të mbuluar veshët. Fasha zakonisht mbahet 24-48 orë dhe më pas zëvendësohet me shirit elastike për 5 ditët e ardhshme. Tre deri në katër javë pas operacionit rekomandohet të vendosni brezin elastik gjatë natës për të parandaluar dëmtime të paqëllimshme të veshëve kur flini. Dhimbja dhe jokmoditeti janë të mundshme dhe trajtohen me qetësues. Problemet zakonisht zhduken brenda 48 orëve, por çdo dhimbje më e fortë pas kësaj periudhe duhet të bëhet kontrollë nga mjeku.
Ashtu si për çdo operacion tjetër, mund të ndodhin inflamacione të mundshme dhe gjakderdhje,për të cilat do të informoheni gjatë konsultimit me Anaderm.
Pajtueshmëria me udhëzimet e marra zvogëlon rrezikun e këtyre komplikimeve.