Preloader image

Operimi i Qepallës

Me moshën, lëkura humbe elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj, veçanërisht në zonën e qepallave, sepse lëkura është këtu më e hollë. Humbja e elasticitetit të lëkurës lejon gjithashtu formimin e rrudhave rreth syve, të cilat fillimisht janë më të cekëta, dhe më pas bëhen më të thella dhe më të dukshme. Është e sigurtë se qepllat ndryshojnë pamjen e tyre ngadalë. Lëkura e tepërt shfaqet mbi to në formën e çeseve, rrudhave dhe depozitave yndyrore, gjë që u jep syve dhe tërë fytyrës një pamje të lodhur dhe të vjetër. Lëkura dhe yndyra e tepërt në qepallë, mund të hiqen vetëm me operacion të quajtur Blepharoplasty ose korrigjim të qepallave.

RRETH PROCEDURËS

A JAM UNË KANDIDAT?

SI TË PËRGATITENI?

GJATË PROCEDURËS

KOHA E RIKUPERIMIT

MASAT PARAPRAKE

Rreth procedurës

Kirurgjia estetike e qepallave quhet operacion kozmetik i qepallave ose Blepharoplasty. Procedura e mësipërme menjanon efektet e padëshiruara të plakjes, korrigjon qepallat e lëshuara (të varura), duke eleminuar “qeset” nën sy dhe trajton rrudhat e theksuara në mënyrë të tepruar rreth syve. Kirurgjia kozmetike e qepallave është një nga procedurat më të zakonshme në operacionin për përtëritje e dhe është një nga procedurat kozmetike me te thjeshta dhe shumë efektive dhe është në duart e një kirurgu me përvojë pa ndonjë rrezik të madh për pacientin. Lëkura e tepërt dhe indi yndyror hiqen me anë të një forme të matur saktësisht.

Gjatë ekzaminimit dhe konsultimit me Dr. Anaderm do të merrni informacionin e kërkuar dhe në bazë të gjetjeve do të sugjerohet metoda më e mirë e kirurgjike e korrigjimit.

Këto fotografi tregojnë gjendjen e vërtetë para dhe pas procedurës. Rezultatet e secilës procedurë i nënshtrohen individualitetit dhe ndryshueshmërisë normale të rezultateve kirurgjike. Si rrjedhim, Klinika Anaderm nuk mund të garantojë rezultate të njejta për secilin pacient individual.

A jam unë kandidat?

Pacientët që i nënshtrohen korrigjimit të qepallave janë përgjithësisht ata tek të cilët kanë shenja të dukshme të plakjes dhe të cilët janë të pakënaqur me pamjen estetike të syve të tyre.

Si të përgatiteni?

Para operacionit kozmetik të qepallave është e nevojshme të ndaloni marrjen e qetësuesve nga një grup ilaçesh anti-inflamatore josteroide që përmbajnë acid acetilsalicilik si Aspirin, Andol ose Acisal

Gjatë procedurës

Operimi i qepallës zakonisht kryhet me anestezon lokal, por mund të kryhet edhe me ate të përgjithshëm. Qasja në indin yndyror të qepallës së sipërme dhe të poshtme lejon prerje që ndjekin rrudhat dhe vijat natyrale të lëkurës. “Ishujt” e yndyrës nga qepalla e sipërme dhe e poshtme zvogëlohet ose ridrejtohet, muskujt reduktohen dhe bëhet prerja e lëkurës së tepërt. Qepja me kujdes siguron shërim të varres pa probleme pas shërimit. Penjët hiqen nga katër deri të shtatë ditë pas operacionit. Në disa raste, përdoren qasje të tjera gjithashtu . Kirurgjia kozmetike e qepallës shpesh kryhet (kur është e nevojshme) në kombinim me ndërhyrje të tjera.

Koha e rikuperimit

Kirurgjia e qepallës zakonisht kryhet nën anestezion lokal dhe pacienti mbahet nën vëzhgim mjekësor në Poliklinikën Anaderm disa orë pas procedurës, dhe më pas lëshohet në kujdesin  shtëpiak. Pacienti mund të ketë tw rritur lotimin e syve dhe / ose ndjesinë e trupit të huaj në sy për rreth dy javë. Dhimbje dhe ënjtje zakonisht zgjasin për 10-14 ditë. Karakteristikë e kësaj teknike është mungesa e plotë e dhimbjes pas operacionit dhe nuk ka nevojë për përdorimin e analgjezikëve.

Pacientët zakonisht  kthehen në punë pas rreth dhjetë ditësh, disa edhe më herët me përdorimin e syzeve pwr diell.

Masat paraprake

Komplikimet janë të rralla dhe reflektohen në thatësirë të përkohshme të syrit, asimetri të qepallave ose plagë të dukshme. Gjatë konsultimit, Dr. Anaderm do t’ju njohin me të gjitha ndërlikimet dhe masat paraprake.

Ju pelqen qfarë shihni? Filloni tani të na kontaktoni dhe të gjeni atë që ju nevojitet.