Preloader image

Ngritja e Gjinjëve

Shtatzënia, laktacioni dhe forca e gravitetit përgjatë viteve ndikojnë në pamjen e gjinjve të grave. Për shkak të humbjes së elasticitetit të lëkurës, gjinjtë ndryshojnë pamjen dhe qëndrueshmërinë e tyre dhe fillojnë të bien. Ngritja e gjirit, ose Mastopexy është një metodë kirurgjikale që i jep gjinjëve një pamje, forcë dhe pozitë të re. Në disa raste në Poliklinikën Anaderm, ngritja e gjirit bëhet në kombinim me implantet për të rritur vëllimin e gjinjve. Implantet e silikonit përdoren gjerësisht me qëllim të përfitimit të rezultateve më të mira në lidhje me Mastopexy.

RRETH PROCEDURËS

A JAM UNË KANDIDAT?

SI TË PËRGATITENI?

GJATË PROCEDURËS

KOHA E RIKUPERIMIT

MASAT PARAPRAKE

Rreth procedurës

Ekzistojnë teknika të ndryshme për ngritje gjinjësh, në varësi të natyrës dhe shkallës së gjinjve të varur. Anaderm, bazuar në vendndodhjen e thithkave që lidhen me vijën inframamare e cila është e vendosur nën nivel, përcakton nivelin e gjinjve të varur. Gjirjët e një gruaje të re, të cilët nuk janë të varur, kanë një thithkë mbi vijën  inframammare, ku është teli i sutjenave. Është me rëndësi të merrni disa vendime të rëndësishme përpara operacionit. Gjatë konsultimeve në poliklinikën Anaderm, çdo paciente kalon një ekzaminim të kujdesshëm mjekësor dhe merr këshilla për zgjidhje të përshtatshme për rastin. Para intervenimit bëhën matje klinike shumë të hollësishme të gjoksit dhe gjinjëve, gjë që është shumë e rëndësishme për vlerësim. Gratë duhet të marrin në konsideratë dhe të vendosin për llojin e prerjes dhe implantimin po që së ato janë të nevojshme.

A jam unë kandidat?

Pacientët e shëndetshëm me gjinj relativisht të vegjël dhe të varur dhe me pritje realiste nga operacioni janë kandidatët më të mirë për procedurë të ngritjes së gjirit.

Si të përgatiteni?

Ju duhet të vini për intervistë dhe konsultë në Poliklinikën Anaderm e cila është e përgatitur të flasë për shëndetin tuaj. Ju duhet të flisni për sëmundjet nga të cilat keni vuajtur, gjendjen aktuale të shëndetit, alergjitë ndaj ilaçeve, biopsitë e gjirit dhe ilaçet që jeni duke marrë. Është e rëndësishme të siguroni një informacion të plotë. Thuajini Dr. Anaderm nëse planifikoni të ndiqni një dietë të ashpër, veçanërisht nëse vëreni se gjinjët tuaj janë zvogëluar nga një dietë. Ndoshta mjeku do t’ju ​​rekomandojë që së pari të stabilizoni peshën, dhe më pas të kryeni operacionin. Mjeku do t’ju rekomandojë që para operacionit të bëni mamografi themelore, dhe ekzaminime të tjera të mamografisë një vit pas operacionit. Ekzaminimet e përshkruara thjesht mund të zbulojnë çdo ndryshim të ardhshëm në inde.

Katër deri në gjashtë javë para procedures: është e domosdoshme të ndërpritet pirja e duhanit. Dy javë para procedurës ju duhet të ndaloni marrjen e aspirinave, shtojcave bimore ose ndonjë shtesë tjetër, dhe ilaçe të caktuara që pengojnë formimin e inflamacionit, sepse përmbajtja e tyre mund të shkaktojë gjakderdhje të konsiderueshme.

12 deri në 24 orë para procedurës: sigurohuni që të përdorni sapun antibakterial dhe lërini shkumën e sapunit për rreth 10 minuta në pjesën e trupit që do t’i nënshtrohet operacionit në mbrëmje, një ditë para procedurës dhe në mëngjes. Pastroni zonën e gjirit dhe të nënsqetullave tërësisht me sapun antibakterial.

Tetë orë para operacionit:, Mos hani dhe as mos mos pini, hiqni të gjitha bizhuteritë, largoni llakun e thonjve në duar dhe këmbë.

Gjatë procedurës

Dr. Anaderm do të bëjë examinimin e e gjirit, do të masë dhe fotografojë gjinjtë për dokumentim. Madhësia dhe forma e gjinjve, cilësia e lëkurës, zona rreth thithkës dhe areola do të rishikohen dhe vlerësohen me kujdes. Ngritja e gjirit kryhet nën anestezion të plotë, që do të thotë se ju do të flini gjatë procedurës. Operacioni zgjat 4 deri në 6 orë. Kur hiqet lëkura e tepërt, ngrihet thithka dhe pjesa për-rreth thithkës / areolës. Lëkura përreth areolës ridizajnohet për të përfituar gjinjë më të bukur. Qepjet zakonisht vendosën rreth areolës, në një vijë vertikale poshtë në zonën e thithkës, dhe përgjatë rrudhës së poshtme të gjirit. Nëse dëshironi të rrisni edhe gjinjë tua gjithashtu, gjatë kryerjes së operacionit, implanti vendoset drejtpërdrejt nën indin e gjirit ose më thellë nën muskulin e gjoksit.

Koha e rikuperimit

Pas operacionit pacienti mbetet nën mbikëqyrje dhe kur mjeku të përcakton që situata është e qëndrueshme pacientja zhvendoset në një dhomë private. Në mënyrë që të kthshehet në shtëpi në gjendje të përgjithshme të mirë pas operacionit, pacientja do të vendoset në dhomën e rimëkëmbjes gjatë natës, sepse ajo i është nënshtrua anestezionit të plotë. Pas operacionit, pacientët vazhdimisht do të marrin qetësues intravenoz të forte kundër dhëmbjeve. Pacientët e ndjeshëm ndaj qetësuesve mund të kenë nauzë dhe është e nevojshme që ato menjëherë të informojnë infermierin. Ekziston mundësia që Dr. Anaderm të vendos tub kullues të vegël në anash. Tubi kullues mbahet një natë dhe të nesërmen hiqet.

Pacientja do të lëshohet nga klinika nga një mjek ditën pas operacionit, plaga fashohet dhe pacientja mund të veshë sytjena me një fashë elastike. Pas largimit nga Poliklinika Anaderm, pacientja merr një rekomandim për antibiotikë (medikamente kundër inflamacionit) nëse është e nevojshme, si dhe një analgjezik. Pacientja mund të lahet duke përdorur peshqirë por noti duhet të shmanget deri në ekzaminimin e parë. Megjithate, nëse ndërkohë fasha që vendoset pas procedurës bëhet shumë e ndotur, pacientja duhet të shkojë te mjeku para caktimit të ekzaminimit të parë. Qepjet do të hiqen brenda një jave deri në tre javë. Nëse pas operacionit lëkura e gjirit është e thatë, një krem neutral mund të aplikohet disa herë në ditë, por zona rreth qepjeve duhet të mbetet e thatë.

Gjatë javës së parë pas operacionit, pacientja mund të bëjë stërvitje të lehta dhe të përdorë veshje të buta sportive. Javën e parë apo të dytë dhimbjet ndryshojnë dhe mund të mbahen nën kontroll duke përdorur qetësues kundër dhëmbjeve. Shumica e pacienteve duhet të vijnë për ekzaminim dhe kontrollë dhe demonstrim të vogël të ushtrimeve për masazh të gjirit, nëse është e nevojshme, në javën e parë pas operacionit. Ndjeshmëria e thithkës dhe lëkurës së gjirit mund të zvogëlohet për shkak të ënjtjes, por ajo zhduket gjashtë javë pas operacionit.

Masat paraprake

Çdo procedurë kirurgjikale mbart rreziqe të caktuara, siç janë rreziqet e anestezionit, infeksionit, gjakderdhjes dhe ënjtjes. Këto komplikime ndodhin rrallë dhe zakonisht mund të shmangen. Poliklinika Anaderm posedonë aparate moderne anestezikë që zvogëlojnë në mënyrë drastike rrezikun e operacionit. Mijëra gra në vit i nënshtrohen procedurës kirurgjikale të rritjes ose ngritjes së gjirit me sukses dhe janë shumë të kënaqura me rezultatet. Ekipi ynë është duke ndërmarrë të gjitha masat e mundshme në mënyrë që të zvogëlojë çdo rrezik në minimum. Sidoqoftë, shumë shpesh përgjegjësia për të shmangur rrezikun qëndron edhe tek ju. Dr Anaderm do t’ju shpjegojë në detaje rreziqet e operacionit gjatë shërbimeve këshilluese.

Ju pelqen qfarë shihni? Filloni tani të na kontaktoni dhe të gjeni atë që ju nevojitet.