Pozicioni i vetullave është një faktor i rëndësishëm në pamjen e fytyrës. Ulja e vetullave ndodhë gjatë procesit të plakjes së lëkurës dhe indit nënlëkuror. Zakonisht shfaqja e një fytyre të re interpreton atë si të freskët, të ndritshme dhe të gëzuar, ndërsa shprehja në moshë të pjekur zbulon një përshtypje serioze dhe të lodhur. Përshtypjet e tilla kryesisht kontribuojnë nga pozicioni i vetullave, dhe korrigjimi i vetullave shpesh kërkon operacion për përtritje
Ngritja e ballit kryhet me një operacion i vetëm apo si operacion shtesë me një ngritje të plotë të fytyrës. Ngritja e ballit shtrëngon lëkurën dhe ngrit vetullat e varura duke hequr lëkurën dhe yndyrën e tepërt dhe bëhët korrigjimi i muskujve. Pacienti, në konsultim me Dr. Anaderm, merr vendim për këtë procedurë nëse ai / ajo ka vetullat e varura apo asimetrike ose ballin e rrudhosur.
Gjatë konsultimit në Poliklinikën Anaderm do të informoheni për procedurën. Gjashtë orë para operacionit nuk lejohet të hani dhe as të pini. Para dhe pas operacionit është e nevojshme që të kufizoni pirjen e duhanit dhe që të shmangni përdorimin e medikamenteve që reduktojnë viskozitetin e gjakut (konsultohuni me mjekun tuaj – mjek i përgjithshëm).
Operacioni kryhet me anestezion lokal dhe zgjat nga dy deri në pesë orë. Prerja zakonisht bëhet nga njëri vesh tek tjetrii, pak sipër vijës natyrale të flokëve. Në rastin e një balli të ngritur, prerja mund të bëhet në flokë për të zvogëluar distancën nga vetulla në flokë. Indet e buta ngrihen butësisht deri në rrënjën e hundës. Në këtë pikë muskujt e ballit mund të lirohen ose hiqen. Pas kësaj, vetullat ngriten në mënyrë simetrike dhe lëkura e tepërt hiqet.
Pas operacionit vendoset një fashë e ngushtë, si dhe një gyp kullimi për heqjen e sekrecioneve nga plaga deri ditën tjetër. Përafërsisht pas rreth pesë ditësh fashat do të hiqen. Një pjesë e qepjeve do të hiqen pas gjashtë ditësh. Një javë më vonë do të ketë një kontroll në Poliklinikën Anaderm, kur mbetjet e qepura ose klipet do të hiqen. Është e nevojshme të shmangni saunat, banjot me avull dhe ekspozimin ndaj diellit, sportin dhe ngjyrosjen e flokëve.
Komplikimet janë të rralla dhe reflektohen në thatësirë të përkohshme të syrit, asimetri të qepallave ose plagë të dukshme. Gjatë konsultimit, Dr. Anaderm do t’ju njohin me të gjitha ndërlikimet dhe masat paraprake.