Preloader image

Mbjellja flokëve

Transplantimi i mjekrës

Pamja e mjekrës dhe mustaqeve ka një rol të rëndësishëm në stilin e burrave.

Transplantimi i mjekrës dhe transplantimi i mustaqeve është zgjidhja më e mirë për humbjen e qimeve të mjekrës dhe mustaqeve të shkaktuara nga testosteroni, apo nga mungesa gjenetike e mjekrës, për burrat që dëshirojnë të kenë mjekër ose mustaqe.

Pacientët mund të zgjedhin mbjelljen e mjekërës apo mustaqeve në Klinikën Anaderm me të njejtën metodë, sikurse mbjelljen e flokëve, pra me metodën FUE . Nga pjesa donatore e flokëve, merret numri i nevojshëm për mbjelljen e mjekrës ose mustaqeve. Behet klasifikimi i grafteve, bëhet hapja e kanaleve në vendin ku ka mungesë të mjekrës ose mustaqeve(zona pranuese) pastaj përmes instrumenteve të veçanta bëhet mbjellja e grafteve në zonën pranuese.

Mbjellja e mjekres dhe mustaqeve kryhet nën anestezion lokal. Sikurse tek mbjellja eflokëve ashtu edhe tek mnbjellja e mjekrës dhe mustaqeve pacientët nuk ndjejnë dhimbje, as gjatë dhe as pas operacionit.

 

Fazat e transplantimit të mjekrës dhe mustaqeve:

Konsultimi: Procedura fillon me ekzaminimin e mjekut si tek të gjitha mbjelljet e flokëve. Dy gjëra kryesore konsiderohen në konsultë. Së pari, nevoja e zonës pranuese dhe së dyti numri i grafteve që mund të merren nga zona dhuruese.

Operacioni: Drejtimi i rritjes së qimeve të mjekres merret caktohet gjatë procedurës për një rezultat të suksesshem natyral.

Pastrimi & PRP: Një ditë pas operacionit, pacientët vinë për pastrimin e parë dhe

për PRP.

 

Kush janë kandidatët e duhur?

Burrat që dëshirojnë një mjekër ose mustaqe intensive në kërkim natyral mund të zgjedhin të bëjnë një nderhyrje të mbjelljes së mjekrës në Spitalin e Kirurgjisë Estetike Anaderm. Burrat që vuajnë nga humbja e qimeve të mjekrës ose kanë pjeserisht mjekër,  nëse pjesën mbrapa kokës e kanë mjaftueshëm të

pasur me grafte ( për shkak se nevojiten për dhurim), atehere janë kandidatët e duhur për këtë procedurë.

 

Post-operativa :

Pas një jave, zona e transplantuar do të duket shumë e natyrshme. Rimëkëmbja e

zonës dhuruese është gjithashtu e shpejtë. Brenda 15 ditësh do të merrni pamjen që keni pasur para operacionit. Udhëzimet për rikuperimin janë të njëjta me procedurën FUE të transplantimit të flokëve.

Pas gjashtë muajsh pacientët shohin pjesën më të madhe të rezultatit përfundimtar, dhe në 12-18 muaj mund të shihni një mjekër intensive dhe natyrale.

 

Transplantimi i vetullave

Transplantimi i vetullave mund të përdoret si trajtim si tek gratë ashtu edhe tek burrat, të të gjitha moshave, megjithëse shumica e restaurimeve të vetullave kanë të bëjnë me gratë e moshës 30-50 vjeç. Transplantimi i vetullave, i realizuar me teknikë FUE, është metoda e zgjedhjes në këto raste.  FUE është metoda më e përshtatshme sepse është praktikisht pa dhimbje dhe nuk lë asnjë shenjë ose plagë lineare.

Rezultatet e para janë të menjehershme në ditët e para pas transplantit. Rezultatet perfundimtare shfaqen relativisht herët, brenda 4-6 muajsh. Kjo për arsye të vaskularizimit të mirë të pjesës ku behet mbjellja e vetullave. Rritja e qimeve të reja vazhdon edhe deri në 12 muaj pas transplantimit të vetullave.

Ju pelqen qfarë shihni? Filloni tani të na kontaktoni dhe të gjeni atë që ju nevojitet.