Preloader image

Liposuction

Nëse keni depozita yndyre të cilat nuk mund të zgjidhen me ndonjë dietë apo ushtrim, në këtë rast, zgjidhja më e mirë është liposuksion që menjëherë do t’i japë trupit tuaj një formë më të bukur. Rrënjët e liposuksionit datojnë që nga vitet 1920, kur kirurgu francez Charles Dujarier e kreu këtë procedurë në një balerinë Kjo është një nga procedurat më të njohura kirurgjikale kozmetike që në të vërtetë mund të zvogëlojë dhe riformulojë një pjesë të caktuar të trupit. Zakonisht nuk është zgjidhja për mbipeshin, por është një procedurë kirurgjikale për heqjen e indit dhjamor dhe minimizimin e celulitit në vendet ku nuk mund të arrihet në asnjë mënyrë tjetër, dhe rezultati është një ndryshim në formën (siluetë) e trupit.

RRETH PROCEDURËS

A JAM UNË KANDIDAT?

SI TË PËRGATITENI?

GJATË PROCEDURËS

KOHA E RIKUPERIMIT

MASAT PARAPRAKE

Rreth procedurës

Liposuction është trajtim shumë i suksesshëm sepse duke e përdorur atë largojmë yndyrën e tepërt nga trupi së bashku me qelizat në të cilat depozitohet yndyra. Nëse e mbani peshën dhe ushtroni rregullisht, nuk keni pse të keni frikë se depozitimi i ri i yndyrës do të rishfaqet në pjesët më kritike të trupit. Pjesë të trupit në të cilat kryhet zakonisht liposuctioni si tek gratë ashtu edhe tek burrat, janë barku, ijet, krahët e sipërm, kofshët, pulpat dhe mollaqet. Liposuction nuk është një trajtim për uljen e peshës, është një metodë e riformësimit të pjesëve të caktuara të trupit që nuk janë proporcionale. Efektet e liposuction janë menjëherë të dukshme, gjë që e bëri këtë një metodë shumë të popullarizuar në mesin e grave dhe burrave. Kjo është një nga procedurat më të njohura kirurgjikale që në të vërtetë mund të reduktojë celulin dhe riformojë trupin. Zakonisht nuk është zgjidhja për obezitetin, por është një procedurë kirurgjikale për heqjen e indit dhjamor dhe reduktimin e celulitit në vendet ku nuk mund të arrihet më asnjë mënyrë tjetër, dhe rezultati është një ndryshim në formë (siluetë) e trupit.

A jam unë kandidat?

Kandidatët e mirë për liposuction janë një burrë ose një grua mbi 18 vjeç, me peshë normale, lëkurë elastike me depozita të indit vjamor të grumbulluar në një pjesë specifike të trupit. Është e rëndësishme të kultivojmë pritjet realiste se si mund të na ndihmojë kjo procedurë. Për të vendosur nëse duhet të i nënshtroheni ose jo kesaj procedure, duhet të njiheni me të gjitha faktet, në mënyrë që ju si një person i informuar mirë të merrni një vendim të shëndetshëm. Bëni një takim në Poliklinikën Anaderm dhe ne do t’ju ndihmojmë që të gjeni zgjidhjen më të mirë për ju.

Si të përgatiteni?

Është e nevojshme të ndërpritet pirja e duhanit katër deri në gjashtë javë para procedurës. Dy javë para intervenimit ndaloni marrjen e aspirinave, shtojcave bimore ose ndonjë shtesë tjetër dhe medikamente të caktuara kundër inflamacionit sepse përmbajtja e tyre mund të shkaktojë gjakderdhje të konsiderueshme.

Në ditën e konsultimit me mjekun: Bëhuni gati për një ekzaminim mjekësor dhe bisedoni me mjekun për pritjet tuaja për procedurën, flisni për historinë tuaj mjekësore, alergjitë ndaj ilaçeve dhe ushqimeve, me theks të veçantë për barnat që jeni aktualisht duke marrë dhe tregoni mjekut nëse jeni nën trajtim mjekësor. Doktor Anaderm do të bëjë disa foto para operacionit që do t’i bashkëngjiten të dhënave tuaja mjekësore.

Dymbëdhjetë deri në 24 orë para procedurës: sigurohuni që të përdorni sapun antibakterial dhe lërini shkumën e sapunit për rreth 10 minuta në pjesën e trupit që do t’i nënshtrohet operacionit në mbrëmje një ditë para procedurës, dhe në mëngjes. Lani tërë trupin tuaj me sapun antibakterial, lini shkumën për rreth 10 minuta në zonën e trupit që do të operohet, një natë më herët dhe në mëngjes para procedurës.

Tetë orë para operacionit: Mos hani dhe as mos pini, hiqni të gjitha bizhuteritë, hiqni llakun e thonjve në duar dhe këmbë.

Gjatë procedurës

Një ekip ekspertësh nga Poliklinika Anaderm, i cili ndryshon në varësi të asaj se në cilën pjese të trupit do hiqet tepërica e indit yndyror, marrin pjesë në procedurën liposuction. Liposuction është një metodë shumë e sigurt, me një përqindje shumë të ulët të komplikimeve të mundshme. Së pari, bëhet një prerje e vogël për të vendosur kanellën dhe mund të shtohet një lëng për të ulur gjakderdhjen dhe për të siguruar rehatin. Yndyra e tepërt hiqet përmes një pipëze, me lëvizje përpara – mbrapa duke përdorur një pajisje për thithjen e yndyrës – të quajtur liposuctor. Liposuction në Poliklinikën Anaderm kryhet me anestezion të përgjithshëm.

Koha e rikuperimit

Pas procedurës do të qëndroni nën vëzhgim në një dhomë në Poliklinikën Anaderm. Sapo të stabilizohet gjendja juaj mund të shkoni në shtëpi. Pas liposuction është e nevojshme të vishni veshje të ngushta që ngjiten për trupi. Pacienti duhet të veshë rroba të ngushta për të paktën 6 javë pas procedurës. Ju do të merrni qetësues kunder dhëmbjeve në mënyrë intravenoze. Duhet të keni kujdes sepse disa njerëz janë shumë të ndjeshëm ndaj qetësuesve dhe mund të kenë vjellje, dhe në rast të tillë duhet menjëherë të informoni stafin mjekësor për këtë. Shërimi pas operacionit është relativisht i shpejtë, por shenja e prerjes dhe ënjtja mund të jenë të pranishme edhe për gjashtë muaj deri në një vit.

24 orë pas procedurës: Filloni të lëvizni menjëherë për të shmangur komplikimet.

Në ditën e lëshimit: Do të merrni udhëzime me shkrim se kur dhe cilat antibiotikë, analgjezikë dhe pilula anti-inflamatore duhet të merren dhe pas procedurës do të ju caktohet data për ekzaminimin e parë mjekësor. Plaga do të dezinfektohet, fashohet dhe do të vishni një korse. Ju nuk duhet të notoni, përdorni një peshqir të lagur gjatë higjenës personale dhe mund të praktikoni vetëm ushtrime të lehta fizike. Ju duhet të mbani një veshje me presion (korse) të paktën 6 javë në mënyrë që të ruani dhe të arrini formën e dëshiruar të trupit.

7 ditë pas procedurës: Ju arrini në ekzaminimin mjekësor. Ne presim që ju të qëndroni në Zagreb dhe rrethinë për të paktën 7 ditë për t’u rikuperuar plotësisht.

1-2 javë pas operacionit: Do të ndjeni dhimbje dy deri në tre javë, dhe mund ta kontrolloni atë duke marrë ilaçe që do t’ju rekomandojnë në Poliklinikën Anaderm, së bashku me udhëzimet për përdorim. Për rezultate më të mira, është e nevojshme të masazhoni vendin e liposuksionit.

Masat paraprake

Si çdo procedurë tjetër, liposuksioni shoqërohet me rreziqe dhe komplikime të caktuara përkundër masave të ndermarra. Ekipi i Poliklinikës Anaderm merr çdo masë paraprake për të siguruar që të gjitha rreziqet e mundshme të reduktohen në minimum. Sidoqoftë, ju gjithashtu keni një përgjegjësi për të shmangur rreziqet dhe komplikimet.

Ju pelqen qfarë shihni? Filloni tani të na kontaktoni dhe të gjeni atë që ju nevojitet.