Mjekra e dyfishtë ndodh si rezultat i relaksimit të muskujve të sheshtë në qafë dhe krijimit të depozitave yndyrore dhe depozita të tilla yndyrore jo-estetike në fytyrë dhe qafë i bëjnë shumë njerëz të pakënaqur. Shfaqja e depozitave të tilla shoqërohet me trashëgimi, pasojë e plakjes, shpesh shoqërohet me shtim të tepërt të peshës, por gjithashtu ndodhë tek njerëzit që nuk janë të prirur për shtimin e peshës.
Për disa njerëz mjekra e dyfishtë është një problem i madh estetik. Pavarësisht humbjes së peshës, ajo pjesë tek shumë njerëz ende nuk e arrinë pamjen e saj të kënaqshme. Në fakt, mjekra e dyfishtë akoma krijon një problem estetik për shkak të efektit të lëkurës së tepërt që varet lirshëm. Tek njerëzit e tjerë kjo zonë mund të krijojë gjithnjë e më shumë depozita yndyrore duke rezultuar në humbjen e vijës natyrale të qafës. Në Poliklinikën Anaderm ne zakonisht rekomandojmë VASER Lipo ultrasonic liposuction, e cila konsiderohet teknologjia më e përparuar në botën e liposuction. Në krahasim me liposuction/përthithje tradicionale kjo metodë ka një kohë më të shkurtër të rimëkëmbjes, rezultate më të mira dhe komplikimet mbahen në minimum, që do të thotë se enët e gjakut, kapilarët, nervat dhe indet e kolagjenit mbeten të paprekura. Me VASER Lipo ultrasonic liposuction mund të arrini rezultate të dukshme në vetëm një procedurë, dhe kjo lloj përthitheje vërtetohet klinikisht për të përmirësuar shtrëngimin e lëkurës në zonat e trajtuara të trupit.
Metoda e heqjes së mjekrës së dyfishtë në Poliklinikën Anaderm varet nga fakti nëse personi është më i ri apo më i moshuar, gjë që përcakton kështu natyrën e problemit. Për të rinjtë që grumbullojnë yndyrë, dhe humbja e peshës nuk e arrin efektin, zgjidhja më e mirë është metoda e përthithjes së yndyrës. Në personin më të vjetër, zakonisht përveç grumbullimit të yndyrës, shfaqet edhe problemi i strukturës së lirshme të lëkurës, kështu që qafa “varet” dhe është e nevojshme të bëhet një korrigjim shtesë. Operacionet mund të kryhen me anestezion lokal ose të plotë, në varësi të zgjatjes së operacionit.
Pacientët e të gjitha moshave mund të kenë nevojë për menjanimin e yndyrës (liposuction) së mjekrës. Menjanimi i yndyrës (Liposuction) në Poliklinikën Anaderm i nënshtrohen njësoj si gratë, ashtu edhe burrat, dhe zgjatja e procedurës ndryshon në varësi të gjendjes së qafës dhe mjekrës. Gjithashtu ka kërkesa të shpeshta të personave të moshave të ndryshme për një korrigjim minimal të mjekrës, e cila arrin një gjendje dukshëm më të mirë të qafës dhe krijon një pamje më të re dhe më të freskët.
Por kandidatët janë kryesisht në mesin e grupmoshave të mesme dhe të moshuara, të cilët shpesh fitojnë peshë që çon në krijimin e depozitave yndyrore, rënien e tonit dhe lëkurë të njomur, gjë që në shumë zona është me e theksuar. Në të njëjtën mënyrë, kandidatët për menjanim të yndyrës (liposuction) mund të jenë persona të rinj tek të cilët grumbullohet yndyrë në mjekër. Menjanimi i yndyrës (Liposuction) në mjekër është një metodë shumë efektive tek pacientët me mjekër shumë të dalluar. Në raste të tilla një sasi relativisht e madhe e yndyrës hiqet, kështu që rezultati i operacionit është i dukshëm.
Sa i përket operacioneve të tjera që kryhen me anestezion të përgjithshëm në poliklinikën Anaderm, është e nevojshme të bëni disa përgatitje:
Korrigjimi i mjekrës, në varësi të moshës dhe problemeve që ka personi, mund të arrihet vetëm me liposuction ose nëse është e nevojshme me korrigjim të mëtejshëm. Konkretisht, tek një person i moshuar shpesh, përveç akumulimit të indit dhjamor, gjithashtu ka problem me lëkurën e lirshme, e cila në këtë pjesë rrudhet. Në këtë rast, përveç eliminimit të depozitave yndyrore, është e nevojshme të mobilizoni muskujt e relaksuar dhe të hiqni lëkurën e tepërt. Qëllimi i operacionit kozmetik është të arrihet një kënd i mirë midis mjekrës dhe qafës. Prandaj, ky lloj korrigjimi, për të arritur rezultate më të mira, shpesh kryhet së bashku me ngritjë të fytyrës.
Qasja për të zgjidhur mjekrën problematike tek të rriturit e rinj, të cilën dieta nuk arrinë që ta eleminojë yndyrën nga kjo zonë, është liposuction i cili përdor kanella speciale për të nxjerrë yndyrën. Duke marrë parasysh që në atë moshë lëkura është elastike, pasi të eliminojë qelizat e tepërta të yndyrës, do të përshtatet mirë me situatën e re, e cila do të rezultojë në efektin e dëshiruar estetik. Pas përfundimit të operacionit, mjeku Anaderm do të mbështjellë një fashë kompresuese rreth kokës për përshtatjen më të mirë të lëkurës dhe parandalimin e komplikimeve pas operacionit.
Prerja për korrigjimin e mjekrs së dyfishtë bëhet nën mjekër, në mënyrë që mbresa të vendoset pothuajse në zonën e padukshme. Më vonë, nëse është e nevojshme, mund të bëhetnjë trrajtim shtesë nga produkte dermo-kozmetike që do të zbusin indet e mbresës dhe do ta bëjnë atë vështirë të vërehet.
Natën e parë pas operacionit do ta kaloni në poliklinikën tonë për të qëndruar nën mbikëqyrjen e ekspertëve tonë. Do të merrni antibiotikë dhe nëse është e nevojshme edhe ilaçe për dhimbje. Gjatë 7-14 ditëve të para është e nevojshme të mbani fashë kompresuese 24 orë, kështu që lëkura shtypet përsëri dhe përshtatet më mirë, gjithashtu për të zvogëluar ënjtjen dhe akumulimin e sekretimit, dhe me pas – muajin tjetër fashën e mbani vetëm natën. Gjatë 4-6 javët patjetër duhet të shmangën mundimet më të mëdha, si dhe ushtrimet
Është e nevojshme të ndiqni të gjitha udhëzimet e kërkuara gjatë rikuperimit. Të mos e heqni fashën e kompresuar vet, gjatë pushimit duhet të qëndroni në një pozicion të ngritur, të merrni ilaçet ë përshkruara dhe të vazhdoni me kontrolle të rregullta dhe ndërrim fashe, për të zvogëluar në minimum komplikimet e mundshme.