Preloader image

Heqja e tatuazheve me lazer

Derisa popullariteti i tatuazheve është në rritje, gjithnjë e më shumë njerëz duan të heqin tatuazhet e tyre. Në fakt, studimi ka treguar që 20% e njerëzve me tatuazhe janë penduar për vendimin e tyre. Për fat të mirë, teknologjitë e përparuara mund të ndihmojnë ata që duan të heqin tatuazhet e padëshiruara. Klinika jonë përdorë teknologjinë më të fundit të heqjes me lazer të tatuazheve, dhe që mund të heqinato plotësisht ose të paktën të zbehin tatuazhin tuaj.

RRETH PROCEDURËS

A JAM UNË KANDIDAT?

SI TË PËRGATITENI?

GJATË PROCEDURËS

KOHA E RIKUPERIMIT

MASAT PARAPRAKE

Rreth procedurës

Jemi dëshmitar së në ditët e sotme ka kërkesa të shtuara për heqjen e tatuazheve. Mesatarisht, një nga dy persona dëshiron të heq tatuazhin që është bërë rreth dhjetë vjet më parë. Ky është një rezultat i ndryshimeve të pashmangshme në modë dhe stile, ose thjesht të rritjes dhe plakjes.

Asclepion TattooStar Effect Combo u krijua për heqjen e tatuazheve dhe lezioneve të pigmentuara, ngase kjo është e pajisur me ajrin i cili depërton në lëkurë dhe arrin grimcat e ngjyrës të shpërndara në shtresat më të thella. Pigmentet thithen nga energjia e dritës dhe dekompozohen. Pasi shkatërrohen, ato hiqen nga sistemi limfatik. Trajtimi me këtë lazer është i shpejtë dhe shumë efektiv, nuk shkakton lëndime ose dhëmbje. Ndërprerësi Q gjeneron impulse shumë të shkurtëra që mundësojnë më pak dëmtim të indeve dhe pasoja pas trajtimit për heqjen e tatuazhit me lazer. Ky lloj lazeri funksionon shumë më shpejt sesa lazerët tradicionalë dhe për këtë arsye për heqjen e tatuazheve me këtë metodë nevojitet më pak kohë.

Kjo teknikë shpesh kërkon trajtime të shumfishta, madje edhe për heqjen e tatuazheve të vogla, sepse tatuazhet janë të vendosura në shtresa të ndryshme të lëkurës. Në përgjithësi është e vështirë të hiqni ngjyrën që ka për bazë ngjyrën e gjelbër. Lazeri zbërthen lehtë ngjyrën e zezë, ndërsa është më e lehtë për të hequr tatuazhet jo-profesionistë të bëra në shtëpi, kryesisht për shkak të përdorimit të ngjyrës me cilësi të dobët, si dhe teknikës jo efektive për bërjen e tatuazheve.

Ashtu si çdo person, çdo tatuazh është i ndryshëm. Nuk ka asnjë shërbim që mund të garantojë 100% sukses ose të parashikojë kohën e saktë të zhdukjes së tatuazheve. Klinika jonë përdor teknologjinë më të përparuar në dispozicion për të arritur nivelin më të lartë të suksesit në heqjen e plotë të tatuazheve.

Faktorët që mund të ndikojnë në rezultatet e heqjes

Hijet dhe llojet e ngjyrës

Tatuazhet gjyrë të zezë, të errëta dhe me ngjyrë të kuqe janë më të lehta për tu hequr, ndërsa është më e vështirë në rast të hijeve portokalli, rozë, kafe, vjollcë, të verdhë dhe të tjera të lehta. Gjëja më e vështirë është të hiqni ngjyrat bruz, blu të lehta dhe jeshile të lehta. Sa më e vështirë të jetë heqja e ngjyrave, aq më shumë trajtim nevojitet. Efektet e hijeve të përdorura për empatizimin hiqen më lehtë; është e rëndësishme të kuptohet se ka qindra lloje të ngjyrës që përdoren në tatuazhe, dhe përdorimi i tyre nuk është i rregulluar. Mungesa e standardizimit të ngjyrës së tatuazhit e bën të vështirë parashikimin e rezultatit të procedurës së heqjes së tatuazhit. Do të ishte shumë e dobishme nëse do të mund të na jepnit një lloj çertifikate ose ndonjë deklarate ku përshkruhen llojet e ngjyrës që janë injektuar në lëkurën tuaj kur të keni një takim për heqjen e tatuazhit.

 

Toni i lëkurës

Tonet e lëkurës klasifikohen në gjashtë lloje të ndryshme, nga ato më të lehta (Tipi I) deri në më të errëtat (Tipi VI). Njerëzit me tonet e lëkurës I, II dhe një hije më të lehtë të III janë kandidatët më të mirë për heqjen me lazer të tatuazheve, sepse janë më pak të prirur ndaj ndryshimeve të ngjyrës së lëkurës pas trajtimit.

Tek njerëzit me ton më të errët të lëkurës mund të ndodhë ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, e cila quhet diskromia. Kjo rritë nevojën për më shumë trajtime sepse heqja është më delikate. Ndonjëherë heqja e tatuazheve kërkon deri në 2 vjet, dhe pacienti duhet të jetë i durueshëm.

Mosha e tatuazheve

Sa më i ri të jetë tatuazhi juaj, aq më shumë trajtime do t’ju duhen.

A jam unë kandidat?

Jo të gjithkush është kandidat i mirë për heqjen të tatuazheve me lazer. Meqenëse është më e vështirë për lazerin ta vendos ngjyrën në lëkurë më të errët, kandidatët me lëkurë mesatare të djegur nga dielli ose të parrezitur janë më të mirët. Ata që lehtësisht marrin plagë, kanë sëmundje autoimune ose ata që marrin ilaçe të caktuara nuk janë kandidatë të mirë. Gjithashtu, njerëzit që kanë aplikuar ngjyra të ndritshme metalike (shpesh smaltin e makinave) për të forcuar shkëlqimin dhe efektin margaritar të lëkurës së tatuazhuar nuk janë kandidate të mirë për heqje.

Gjatë konsultimeve tuaja, ne do të shqyrtojmë historinë tuaj mjekësore, duke nënvizuar komplikimet e mundshme përkundrejt përfitimeve të heqjes me lazer të tatuazheve, Do bëjmë përllogaritjen e çmimit dhe përcaktimin e numrit të trajtimeve të nevojshme. Ne do t’ju përgjigjemi pyetjeve dhe shqetësimeve tuaja për t’ju prezantuar të gjitha aspektet e trajtimit para jush para se të merrni vendimin përfundimtar.

Si të përgatiteni?

Para trajtimit është e nevojshme të bëni si vijon më poshtë:

  • Rruani zonën e trajtimit, nëse është e nevojshme
  • Shmangni rrezet e diellit dhe shtretërit për rrezitje për disa javë para trajtimit
  • Aplikoni losion në zona të ndjeshme para trajtimit
  • Mos përdorni make-up dhe deodorant

 

Gjatë procedurës

Gjatë trajtimit sonda e lazerit mbështetet në lëkurë, dhe pas aktivizimit të saj fillon impulsi i dritës i cili prodhon një ndjenjë të lehtë ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurë. Krahu i lazerit kalon më pas në zonën e tatuazhit. Pas kësaj zona e trajtuar zbehet. Për tatuazhet më të vjetra, si dhe për ato që ndodhen në shtresat më të thella të dermisit ose ato me mbresë, do të jetë e nevojshme të kombinohen dy lazer të ndryshëm – Switch TattooStar Effect Q (Nd: YAG ose Ruby) dhe lazer Erbium YAG

 

Gjatë trajtimit rrezja lazerit depërton në lëkurë deri në shtresën e sipërme të ngjyrës ose grimcave të ndotura të cilat thithin energjinë e dritës. Për shkak të efektit mekanik të shpërthimeve të dritës jashtëzakonisht të shkurtër, grimcat e ngjyrës shpërbëhen shpejt dhe shpërndahen. Pas kësaj sistemi limfatik i trupit heq me lehtësi grimcat e pigmentit të shpërndarë brenda 2-4 javësh, dhe nganjëherë deri në disa muaj.

Heqja e tatuazhit kërkon disa trajtime në mënyrë që të shkatërrohen të gjitha pigmentet e ngjyrës. Trajtimi tjetër, nëse është i nevojshme, është i mundur pas 6 deri në 8 javë. Numri i trajtimeve varet nga dendësia e ngjyrës së tatuazhit, thellësia e ngjyrës, toni, madhësia dhe vendndodhja e tatuazhit.

Koha e rikuperimit

Pas trajtimit lëkura mund të skuqet dhe mund të përjetoni një ndjenjë të fortë ngrohtësie. Pas disa orësh zona e trajtuar mund të bëhet e kuqe dhe mund të shfaqen zgjebe të vogla. E gjithë kjo plotësisht zhduket brenda dy ditësh.

Pas heqjes të tatuazheve me lazer ne do t’ju japim udhëzime për kujdesin pas trajtimit. Këto udhëzime janë bërë nga ekspertë mjekësorë për heqjen e tatuazheve në atë mënyrë me qëllim të arritjes së efikasitetit maksimal të secilit trajtim të vetëm.

Më poshtë janë disa këshilla për kujdesin pas trajtimit:

  • Është e nevojshme të ftohni lëkurën e trajtuar 15-30 minuta për sa kohë që nuk ndjeni shqetësime.
  • Mos prekni dregëzat.
  • Në shtëpi lëkura duhet të trajtohet me krem të caktuar.
  • Mbroni zonën e trajtuar nga dielli ose drita tjetër e fortë për të paktën 1 muaj – aplikoni kremë dielli (faktori 50+) nëse qëndroni në të hapur.
  • Kontaktoni mjekun tuaj nëse vërenindonjë ndryshim të papritur të lëkurës, menjëherë.

Masat paraprake

Asnjë procedurë mjekësore nuk është plotësisht pa rrezik. Lëkura mund të lehtësohet për një kohë të shkurtër ose mund të ndodhë hiperpigmentim, por të dy dukuritë rregullohen nga vetë lëkura. Shumë rrallë mund të ketë shenja plagë të vogla.

Ju pelqen qfarë shihni? Filloni tani të na kontaktoni dhe të gjeni atë që ju nevojitet.