Një numër i madh i njerëzve kanë mbresa ose shenja të shtrira, të cilat dëshirojnë t’i heqin. Plagët mund të jenë rezultat i intervenimit kirurgjik, akneve, grafteve të lëkurës ose lendimit. Shenjat e shtrira janë lloji shenje e indit lidhës. Gjatë shtrirjes së papritur të lëkurës lidhëse, indet nuk mund të përshtaten shpejt dhe bëhet fjalë për dëmtimin e lëkurës. Të gjitha problemet e mësipërme mund të trajtohen suksshëm me trajtime fraksionale me lazer, i cili zvogëlon skuqjen dhe dukshmërinë e plagëve ose shenjave të shtrira.
Heqja me lazer e akneve, mbresave të plagëve dhe shenjave të shtrira është minimalisht invazive, dhe është qasje e përparuar për trajtimin embresave që jep rezultate të shkëlqyera me kohë minimale të rikuperimit. Trajtimi përdor teknologji të fuqishme fraksionale me lazer për të zvogëluar dukshmërinë e mbresave pa dëmtuar indet përreth. Shenjat e mbresave janë gjithsesi më pak të dukshme pas disa trajtimeve të shpejta, të lehta që i japin lëkurë të butë dhe tërheqëse.
Heqja me lazer e akneve dhe shenjave të plagëve kryhet duke përdorur Erbium MCL 31 Dermablate lazer fraksional ablativ që zvogëlon madhësinë e mbresës, zbut sipërfaqen dhe shëndërron mbresateskuqura me gunga nëmbresa delikate të bardha estetikisht të pranueshme. Trajtimi gradualisht krijon një kolagjen të ri të shëndetshëm i cili zëvendëson kolagjenin e tepërt, të parregullt me gunga në plagë.
Efekti i heqjes me lazer të mbresave dhe shenjave të shtrira është progresiv, që do të thotë se rezultatet do të jenë të dukshme brenda disa muajve. Mbresa zbehet, rrafshohet, dhe gradualisht merr ngjyrën sikurse pjesa tjetër e lëkurës. Nëse keni pritshmëri reale në lidhje me heqjen embresave me lazer me siguri do të jeni të kënaqur me rezultatet. Në shumicën e rasteve, disa trajtime me lazer janë të domosdoshme për të përfituar efektin maksimal.
Zakonisht, nëse një mbresë është më e vonë (më e kuqe dhe më e butë), rezultatet e këtij trajtimi janë më efektive. Pra, nëse doni të hiqni një mbresë, mos prisni shumë. Për këtë trajtim, duhet të keni pritje realiste. Mbresat e vjetra nuk do të zhduken pa një gjurmë, megjithatë ato do të jenë më të sheshta, më të lehta dhe më të buta se përpara trajtimit.
Jo të gjitha mbresat mund të largohen nga ky trajtim. Njerëzit që vuajnë nga sëmundje të lëkurës si psoriasis, aknet cistike dhe dermatiti nuk janë kandidatë ideal. Personat që përdorin ilaçe të caktuara siç është izotretinina për aknet, duhet të ndërpresin përdorimin e ilaçit për të paktën gjashtë muaj para trajtimit.
Gjatë konsultimit të parë, mjeku do të kontrollojë gjendjen e mbresat tuaja ose shenjat e shtrira dhe të vendosë nëse ky trajtim është i përshtatshëm për ju. Nëse dëshironi të hiqni një mbresë të madhe, duhet të keni parasysh se do të jetë e nevojshme të përsërisni trajtimin disa herë.
Për dallim nga intervenimi kirurgjik, procedura me lazer përdor pulsione të gjata të dritës lazer me mikro precizitet, i cili depërton thellë në nën-shtresat e lëkurës, dhe trajton strukturën ekzistuese mbështetëse. Pas këtij procesi natyror trupi largon indin e vjetër, të dëmtuar dhe e zëvendëson atë me një kolagjen të freskët, të ri dhe elastin, përbërësit kryesor në ndërtimin e lëkurës. Është e shpejt dhe e lehtë që tolerohet lehtësisht dhe kërkon një kohë të shkurtër të rikuperimit.
Ky intervenim trajton shenjat e shtrira ose mbresat me rreze të nxehta lazeri në mënyrë që të stimulojë strukturën e thellë të lëkurës nën mbresë dhe stimulon formimin e qelizave të reja që zëvendësojnë indin me mbresa me shtresa të reja, më të buta të qelizave. Për shkak të kësaj gjatë trajtimit priten disa ndjesi të nxehtësisë ose djegia në zonën e trajtuar, por në shumicën e rasteve anestezioni lokal nuk është i nevojshëm sepse indet nuk kanë qeliza shqisore. Lëkura përreth plagës mund të jetë e skuqur për disa ditë.
Menjëherë pas trajtimit, një shenjë e vogël në formën e gërvishtjes shfaqet në zonën e trajtuar dhe pas kësaj formohet një dregëz e vogël. Zona e trajtimit ndonjëherë mbrohetme një copë ngjitëse, e cila hiqet pas dy deri në tre ditë. Nëse procedura ështe e vogël, copëza nuk kërkohet.
Zona e trajtuar mund të jetë pak më e kuqe, por së shpejti do të venitet. Është e rëndësishme të mbroni zonën e trajtuar nga ekspozimi ndaj diellit të paktën për një muaj. Ne ju rekomandojmë të përdorni kremën përmbrojtje ndaj diellit (SPF 30+). Rekomandohet gjithashtu të mirëmbani plagënme kremra hidratuese të rekomanduar nga mjeku juaj.
Efektet anësore tipike përfshijnë skuqje të përkohshme dhe ënjtje që mund të zgjasin vetëm disa ditë. Ekziston gjithashtu një rrezik i vogël i kruajtjes së përhershme, skuqjes dhe fshikëzave, rrezikut të pigmentimit të lëkurës, djegieve dhe maviosjeve që mund të rezultojnë më dhëmbje. Për fat të mirë, këto ndërlikime janë mjaft të rralla. Ashtu si me procedurat e tjera mjekësore, kërkoni diskutim të hollësishëm për të gjitha çështjet dhe shqetësimet me mjekun tuaj.