Trajtimi i lëndimeve-sëmundjeve të gjurit dhe artikulacioneve (nyjeve) të tjera
Orthobiologic Trajtimi me Qeliza Staminale – Burimore me Trajtim Autolog nga indet yndyrore dhe gjaku personal
Të nderuar pacient,
Meqenëse ka shumë të interesuar për të marrë trajtimin me qelizat staminale dhe në mënyrë të ju ti merrni instruksionet e duhura, duhet që fillimisht të konsultoheni me stafin e Spitalit Anaderm dhe të kuptoni nëse jeni kandidat/e për trajtim dhe deri në cfarë mase mundeni të përfitoni.
Ne do të listojmë mëposhtë disa nga patologjitë e trajtueshme si dhe % e suksesit nga trajtimi me qeliza staminale.
- Shkalla e I dhe II e gonartrozës e diagnostifikuar nga ortopedët si dhe tendinitet. Trajtimi me qeliza staminale-Autologe metoda, përfiton shërimin 80-90 % që është shumë arritje e kënaqshme, pas trajtimit ju poashtu do të udhëzoheni për trajtimin dhe kujdesin e mëtutjeshëm mjekësor dhe social.
- Shkalla e III dhe IV e gonartrozës e diagnostifikuar nga ortopedët, nga trajtimi me qeliza staminale pacienti përfiton qetësim të plotë të dhimbjeve, dhe shtyhet nevoja për PROTEZA të gjurit ose artikuacioneve tjera në një kohë prej 5 deri 10 vite.
Këto janë publikme shkencore të institucioneve evropiane e amerikane nga trajtime të kryera në pacient.
Pyetjet tjera që na janë drejtuar nga pacientët!
A do të kem nevojë mandej për terapi shtesë?
-Zakonisht pacientët mund të kenë nevojë për terapi fizikale përkohësisht për të mirëmbajtur tendinet dhe kapsulën artikulare pas intervenimit. Pacienti mund të lëvizë normal duhet të evitohet sforcimi fizik (ngritja e peshave të rënda) për një kohë 3 deri 6 Muaj. Koha e shërimit është ekskluzivisht individuale andaj periudha e lartëpërmendur është kohë mesatare. Është e domosdoshme që pacienti të marrë doza mbajtëse të kolagjenit të cilët mundësojnë mirëmbajtjen e gjurit dhe janë pjesë shtesë të regjenerimit të kërcit dhe shërimit të tendinave që ne e quajmë tendinite.
A është e vështirë procedura?
-Procedura është shumë e thjeshtë! Nga pacienti mirren qeliza yndyrore nga regjioni i abdomentit – barkut-subkutan -nenlekuror ose nga regjioni i kofshëve dhe gjak nga vena, procedura është e thjeshtë pa anestesion, pa nevojë shtrimi në spital dhe bëhet në kushte ambulantore sterile.
Mostra dhjami dhe gjaku përpunohet në laborator dhe i nënshtrohet procedurave në aparaturat speciale dhe solucione ushqyese për qelizat staminale – burimore për një kohë nga 3 deri 3.5 Orë.
Sa zgjatë procedura e injektimit ne gjunje dhe a leviz menjeher ?
– Procedura e injektimit zgjatë 3 deri 10 minuta,dhe pacienti leviz menjeher pa pas nevoje te shtrimit .
Sa kushton trajtimi?
-Cmimi i sherbimit variron dhe eshte individual vendoset pas vizites qe ben pacienti.Ne mendojmë se trajtimi është më i lirë më i suksesshëm dhe me rezultate fantastike, kur kemi parasyshë se provohen trajtime të ndryshme për të menaxhuar problemin siç janë me bllokada të gjurit disa herë në vit, me lubrifikant me përbërje të acidit hialuronik, ose me PRP (platelet rich plasma) e qe jane terapi preventive parandaluese e jo sheruese , me trajtime fizikale, me medikamente etj, përveçëse janë shpenzime financiare janë edhe probleme sociale sepse kufizohet aftësia për të qenë produktiv, për shkak se pas injektimit kërkohet që të zvogëlohen lëvizjet dhe aktiviteti I nyjës maksimalisht për 3-5 ditë në vazhdim, për dallim nga injektimi i qelizave staminale ku ky kufizim nuk qëndron perveqese nuk duhet ngarkuar gjurin me pesha .
Kush janë profesionistët që do të kryejnë trajtimin?
-Profesionistët që janë në Anderm janë Ortoped me kualifikim dhe me eksperiencë të gjatë për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të nyjeve, Nese jeni kandidat i sjellni te gjitha rengenat dhe rezonancen nese e keni dhe cfar terapie keni marr deri me tani.
Stafi në laborator është i edukuar dhe trajnuar me profesionist të huaj të specializuar për trajtimin me qeliza staminale autologe dhe me shume vite eksperiencë.
Verejtje : Rezervimet duhet patjeter te behen per shkake te planifikimit te procedures Paraprakisht