Jo vetëm që krijon një ndjenjë të bezdishme, por ndonjëherë djersitja është edhe shumë e pakëndshme për arsye estetike. Edhepse mund të duket problem i zakonshëm i stinës, djersitja e tepërt mund të ndodhë, pavarësisht sezonit, temperaturës dhe kushteve të tjera të motit. Ndërsa sasitë normale të djersës që dalin nga trupi zgjedhin ndotësit për t’ii larguar nga trupi, si dhe rregullojnë temperaturën. Por, djersitja e tepërt nuk është e mirë për shëndetin.
Botox është efektiv për hiperhidrozë, ose djersitje të tepruar, në shumicën e pacientëve. Trajtimi në Kliniken ANADERM zgjat rreth një orë dhe pas kësaj ju mund të përfshiheni në të gjitha aktivitetet tuaja
të zakonshme ditore. Kjo përgatitje funksionon në atë mënyrë që bllokon përkohësisht përcjelljen e sinjaleve nervore kimike që stimulojnë gjëndrat e djersës. Është e rëndësishme të theksohet se ky trajtim nuk kuron problemin e hiperhidrozës, por eliminon djersitjen e tepërt, mesatarisht gjatë një periudhe gjashtëmujore. Pas disa muajsh, mund të presim një kthim gradual të simptomave, dhe nëse ai / ajo dëshiron, trajtimi mund të përsëritet. Për shumicën e njerëzve është e mjaftueshme që t’i nënshtrohen kësaj procedure dy herë në vit( ose nëse dëshiron heqjen permanente ekziston mënyra kirurgjikale ose ajo me laser, të cilat i kryejmë ne në ANADERM gjithashtu).
Kandidatët për trajtimin me Botox kundër djersitjes mund të jenë burra dhe gra që mundohen nga ky problem. Megjithë ndikimin e djersitjes së tepërt në të gjitha aktivitetet e përditshme, shumë njerëz nuk kërkojnë zgjidhje apo trajtim. Fatkeqësisht, kjo ndodh sepse ata nuk e kuptojnë se problemi i tyre është i natyrës mjekësore dhe mund të trajtohet.
Kjo procedurë nuk kërkon ndonjë përgatitje para trajtimit me Botox. Përgatitja e menjëhershme për trajtimin do të ofrohet nga infermierja dhe mjeku në klinikën ANADERM.
Mjeku fillon trajtimin duke vendosur një krem anestezik në zonën e cila do të trajtohet, dhe pret që ajo të bëhet efektive (përafërsisht 15 min) Pas kësaj, me fasha sterile dhe zona sterile e kripur, e pastruar fshihet për të hequr kremin dhe pastruar fushën ku do të injektohet Botox.
Edhepse një dozë prej 100 njësish është në të shumtën e rasteve e mjaftueshme për të dy sqetullat, në rast të përqendrimit të madh të gjëndrave të djersës, ekziston mundësia që brenda një periudhe të shkurtër kohore të ekzistojë nevoja për një aplikim shtesë të Botox në mënyrë që të arrihet efekti 100%.
Procedura zhvillohet duke aplikuar 10 gjilpëra nga të dy anët me një gjilpërë të vogël insuline, e cila bën që përgatitja të shpërndahet në mënyrë të barabartë.
Është e nevojshme të qëndroni 4 orë pas trajtimit në një pozicion horizontal, dhe pas kësaj ju normalisht mund të ktheheni në aktivitetet tuaja të zakonshme. Nuk rekomandohet të vendosni asnjë kozmetikë menjëherë pas trajtimit.
Përvoja e mëparshme ka treguar që pacientët e Klinikes ANADERM që trajtohen kundër djersitjes përafërsisht dy herë në vit, nuk kanë asnjë efekt anësor. Në aspektin shëndetësor nuk ka pasoja të dëmshme. Për më tepër, përvoja ka treguar se trajtimi është me të vërtetë një mënyrë shpëtimi për njerëzit që djersiten tepër, dhe pas gjashtë deri në nëntë muaj ata përsërisin procedurën e cila është një garanci për funksionimin pa shenja nervozizmi dhe sikleti.