Preloader image

Abdominoplastika

Abdominoplastika, ose “Tummy Tuck” është një procedurë, e cila trajton lëkurën shumë të lirshme dhe muskujt e barkut në abdomen, kryesisht pas shtimit apo humbjes së madhe në peshë. Lëkura dhe dhjami i tepërt në zonën e barkut mund të paraqesin ngarkesë të madhe estetike dhe psikologjike, por gjithashtu mund të shpien në probleme të mëdha shëndetësore.

Abdominoplastika është një metodë e mirë nëse dieta dhe stërvitja nuk mund të rregullojnë relaksimin serioz të muskujve që ndodh më se shpeshti pas disa shtatëzënive. Qëllimi i operacionit është të zvogëlojë yndyrën në bark dhe të formojë një pamje estetikisht të pranueshme – një mur më të sheshtë dhe më të fortë të barkut.

“Tummy tuck” ose Abdominoplasty është një procedurë për personat me muskuj të relaksuar të barkut dhe lëkurë që nuk mund të rimarrin tonin e saj normal. Në Poliklinikën Anaderm ne kërkojmë ekzaminim fizik para procedurës për të pamundësuar ndonjë sëmundje të rëndë që mund të shkaktojë komplikime gjatë ose pas operacionit. Për të arritur rezultatet më të mira, komunikimi i mirë midis mjekut dhe pacientit është thelbësor. Dr Anaderm do t’ju ekzaminojë dhe vlerësojë tonin e lëkurës, shkallën e lëkurës së lirshme në zonën e barkut dhe do të vlerësojë yndyrën e tepërt, si dhe gjendjen e muskujve tuaj të barkut.

Ekzistojnë disa lloje të abdominoplastikës, nga heqja e sasive të vogla të lëkurës së njomur dhe indit dhjamor deri te kirurgjia madhore, e cila forcon tërë murin e barkut. Shenjat e shtrirjes mund të hiqen kur ato kufizohen në zonën e operimit dhe hiqen së bashku me lëkurën e tepërt.

A JAM UNË KANDIDAT?

SI TË PËRGATITENI?

GJATË PROCEDURËS

KOHA E RIKUPERIMIT

MASAT PARAPRAKE

A jam unë kandidat?

Mjekët në Poliklinikën Anaderm do të flasin me ju për kufizimet dhe pritjet. Kur të merrni të gjitha informacionet, merrni një vendim dhe vlerësoni nëse jeni kandidat i mirë për abdominoplastikë.

Si të përgatiteni?

Katër deri në gjashtë javë para procedurës është e nevojshme të ndërprisni duhanin. Dy javë para procedurës ndaloni marrjen e aspirinës, shtojcave bimore ose ndonjë shtesë tjetër, dhe ilaçe të caktuara që pengojnë formimin e inflamacionit, sepse përmbajtja e tyre mund të shkaktojë gjakderdhje të konsiderueshme.

 

Në ditën e konsultimit me mjekun: Bëhuni gati për një ekzaminim mjekësor dhe bisedoni me mjekun për pritjet tuaja për procedurën, flisni për historinë e sëmundjeve dhe alergjive ndaj ilaçeve dhe ushqimeve, me theks të veçantë për barnat që aktualisht jeni duke marrë dhe tregoni mjekut nëse jeni nën trajtim mjekësor. Doktor Anaderm do të bëjë disa foto para operacionit që do t’i bashkëngjiten të dhënave tuaja mjekësore.

12 deri në 24 orë para procedurës: sigurohuni që të përdorni sapun antibakterial dhe lëreni që shkuma e sapunit antibakterial të qëndrojë për rreth 10 minuta në mbrëmje një ditë para procedurës dhe në mëngjes.në pjesën e trupit që do t’i nënshtrohet operacionit, Lani mirë gjoksin, murin e barkut dhe kofshët e sipërme me sapun antibakterial, lini shkumën për rreth 10 minuta në bark një natë para dhe në mëngjes para procedurës.

Tetë orë para operacionit: Mos hani dhe as mos pini, hiqni të gjitha bizhuteritë, hiqni llakun e thonjve në duar dhe këmbë.

Gjatë procedurës

Abdominoplastika kryhet me anestezion të plotë në Poliklinikën Anaderm dhe zgjat 4-6 orë. Një prerje tërhiqet mbi ose brenda traktit urogjenital, por kjo nuk është gjithmonë e mundur. Nëse lëkura është më e qetë mbi kërthizën, kirurgu mund të bëjë një prerje mbi zonën gjenitale. Gjatësia e prerë lëviz tek kockat anësore të legenit, dhe kryesisht varet nga sasia e lëkurës e cila duhet të hiqet. Nëse është e mundur, kirurgu do të përpiqet të bëjë prerjen në linjë me rrobat e banjos, një prerje të dytë rreth kërthizës, në mënyrë që të tërheq lëkurën poshtë dhe të heqë pjesën e tepërt. Për të forcuar murin e barkut, kirurgu lidh indet e qeta dhe cipën e muskujve me qepje.

Koha e rikuperimit

Pas abdominoplastikës, zakonisht qëndroni për vëzhgim në një dhomë dyshe gjatë natës për t’u siguruar që gjendja juaj të jetë e qëndrueshme. Pas operacionit, ju do të vëndosni një fashë dhe një korse rreth barkut tuaj dhe gjithashtu mund të vendosni një kornel në secilën anë të prerjeve. Do të shtriheni në shpinë me këmbë të përkulura në mënyrë që të zvogëloni tensionin në shërimin e plagës së barkut. Në një pozicion të tillë, ju do të qëndroni gjatë gjithë natës. Gjatë natës vazhdimisht do të merrni qetësues të forte intravenoz kundër dhëmbjeve. Pacientët e ndjeshëm mund të pësojnë nauze (të përzier) dhe nëse po, duhet të informoni menjëherë stafin mjekësor.

24 orë pas operacionit: është e nevojshme të ushtroni pulpat e këmbëve shpesh, në mënyrë që të parandaloni formimin e mpiksjes së gjakut në këmbë. Rekomandohet të ngriteni në këmbë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të lëvizni në mënyrë që të stimuloni qarkullimin ditën pas operacionit.

Lëshimi nga Poliklinika Anaderm: Do të merrni udhëzime me shkrim në lidhje me ilaçet, analgjetikë, ilaçet anti-inflamatore dhe do të keni një takim për ekzaminimin tjetër. Plaga do të fashohet në spital në ditën e lëshimit dhe kullimet do të hiqen, por nëse ka akoma një sasi të madhe të lëngut, kullimet do të qëndrojnë deri në ekzaminimin e parë. Ju nuk duhet të notoni, lejohen ushtrime të lehta dhe është e detyrueshme të vishni një korse të barkut të paktën 3 javë në mënyrë që të ruani formën e dëshiruar të trupit. Dhimbja do të pësojë ndryshime në javën e parë dhe të dytë, dhe ju mund ta kontrolloni atë duke përdorur ilaçet që nga 7 ditë pas operacionit: Kontrolli i parë i egzaminim. Të gjitha qepjet hiqen 10 deri në 21 ditë pas operacionit. Ju duhet të qëndroni në Zagreb apo rrethinë për të paktën 10 ditë.

2 javë më vonë: Shmangni çdo aktivitet seksual për të paktën dy javë ose më shumë. Është e nevojshme të shmangni përpjekjet, lakimin, ngritjen e peshave, sepse mund të shkaktojë gjakderdhje ose ënjtje. Ju gjithashtu duhet të flini në shpinë me një jastëk nën gjunjë.

4 javë më vonë: ënjtja do të ulet dhe hematoma do të zhduket brenda disa javësh. Enjtja do të largohet brenda disa muajve kur do të shihni rezultatet aktuale të abdominoplastikës. Disa pjesë të barkut do të mpihen në ndjesi dhe do të zgjasin për disa muaj, prerja fillestare do të jetë e kuqe ose rozë. Kjo ngjyrë do të qëndrojë për disa muaj pas operacionit, por përfundimisht do të venitet.

Ne ju rekomandojmë që të qëndroni në Zagreb ose afër të paktën 10 ditë, sepse abdominoplastika nuk është vetëm një operacion estetik, por edhe një rindërtim estetik. Në rast të një operacioni shtesë, pacienti nuk paguan honorare në Poliklinika Anaderm, por duhet të paguajë shumën për përdorimin e sallës operative, anestezionin dhe të qëndrimin në poliklinikë.

Masat paraprake

Si çdo operacion tjetër, abdominoplastika shfaqet me rreziqe dhe komplikime të caktuara përkundër masave që merren. Në Poliklinikën Anaderm ne marrim qdo masë paraprake për të zvogëluar të gjithë rreziqet e mundshme në minimum. Sidoqoftë, ju gjithashtu mbani përgjegjësi për të shmangur rreziqet dhe komplikimet. Është një procedurë komplekse ku kërkohet që të ket njohuri teknikë të posaçme të kirurgëve dhe ka përqindje të madhe të probabilitetit që të ketë komplikime post-operative, kështu që është e rendësishme që pacienti të qëndrojë pranë kirurgut i cili mund të monitorojë gjendjen e tij.

Ju pelqen qfarë shihni? Filloni tani të na kontaktoni dhe të gjeni atë që ju nevojitet.